Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Luka Mishetiq, ka reaguar pas deklaratave të Dhomave të Specializuara, duke sqaruar se kërkesa e Thaçit për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij është dorëzuar dje, para orës 14:00. Mishetiq ka bërë të ditur se Thaçi nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e sotme dhe ka refuzuar të komentojë më tej mbi këtë çështje.
Në një postim në “X”, Mishetiq ka theksuar: “Kam marrë shumë pyetje mediatike sot në lidhje me një deklaratë të Dhomave të Specializuara, që sugjeronin se klienti im, Hashim Thaçi, nuk ka bërë asnjë kërkesë për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij.”
Ai e korrigjoi këtë informacion, duke sqaruar: “Për të korrigjuar regjistrimin: Z. Thaçi ka bërë kërkesë dje para orës 14:00 për të marrë pjesë në varrimin e sotëm. Zoti Thaçi nuk do të marrë pjesë në varrimin e sotëm. Nuk do të kem asnjë koment të mëtejshëm për momentin.”
Ky sqarim vjen pas përhapjes së informacionit nga Dhomat e Specializuara, që lëvizën spekulime lidhur me kërkesën e Thaçit për pjesëmarrje në ceremoninë e varrimit.