Bajrami pikërisht përmendi pjesën kur Konjufca e relativizoi gjuhën e fushatës dhe atë pas zgjedhjeve, më saktësisht kur Kurti i quajti “hajvanë” kundërshtarët e tij politikë.
“Por Konjufca ”harroj” që termat “hajvan” dhe “hajvanat” janë përdorur pasi janë shpallur rezultatet preliminare, pra në dritën e numrave”, shkroi Bajrami.
Ajo përmendi edhe faktin se Kurti i bëri ftesë LDK-së pasi kuptoi që nuk i ka numrat me deputetët joshumicë.
“Qasjen, Albin Kurti e ka ndryshuar vetëm kur e kuptoi që nuk i del matematika pa votën e Adem Hoxhës, alias Listës Serbe. Hipokrizi në maksimum”, përfundoi Bajrami në Facebook./gazetametro.net