Ajo, situatën e krijuar e ka cilësuar si pengmarrje e institucioneve nga VV-ja, dhe duke deklaruar se kjo është duke i kushtuar qytetarëve të vendit.
‘‘Kuvendi me insistimin për kandidaturën e njëanshme është shndërruar tanimë në një cirk. Është era e gjashtë qël Haxhiu morri, kësaj radhe vetëm 54 vota dhe ata insistojnë në këtë kandidaturë. LDK është për një zgjidhje, për të gjetur një zgjidhje kushtetuese”, tha Bajrami, raporton Express.
“Pengmarrja e institucioneve nga VV-ja është duke i kushtuar qytetarëve të Kosovës, ata po përballen me probleme të ndryshme dhe askush to nuk po i adreson. Edhe njëherë po them që na vjen keq, që në bazë të rezultatit dhe vullnetit tonë jemi pjesë e Kuvendit të Kosovës, mirëpo pa dashje jemi pjesë e këtij teatri që tashmë po besoj që është bërë mjaft për secilin qytetarë të Kosovës’’, ka thënë ajo.