Dy nga lojtarët kryesorë të Barcelonës, Robert Lewandowski dhe Alejandro Balde, do të mungojnë në finalen e Kupës së Mbretit kundër Real Madridit për shkak të lëndimeve, ka njoftuar sot klubi katalanas.
Përveç tyre, klubi ka bërë të ditur se edhe Marc Bernal dhe Marc Casado, të cilët nuk janë rikuperuar ende nga dëmtimet, nuk do të jenë në dispozicion për ndeshjen ndaj madrilenëve.
Lajm i mirë për tifozët është rikthimi i Marc-André ter Stegen, i cili ka munguar për më shumë se shtatë muaj për shkak të një dëmtimi serioz. Portieri gjerman është përfshirë në listën e futbollistëve të ftuar nga trajneri Hansi Flick për ndeshjen e madhe.
Lista e lojtarëve të ftuar për finalen përfshin:
Marc-André ter Stegen, Wojciech Szczesny, Iñaki Peña, Pau Cubarsí, Ronald Araújo, Iñigo Martínez, Gavi, Ferran Torres, Pedri, Ansu Fati, Andreas Christensen, Raphinha, Pau Víctor, Lamine Yamal, Dani Olmo, Frenkie de Jong, Jules Koundé, Eric Garcia, Héctor Fort dhe Gerard Martín.
Finalja mes Barcelona dhe Real Madrid do të zhvillohet nesër në ora 22:00, në qytetin e Seviljes.