Behrami për ardhjen e Thaçit në Kosovë: Fitore mbi padrejtësinë
Deputeti i ardhshëm i PDK-së, Artan Behrami, ka komentuar fotografinë e ish-presidentit Hashim Thaçi, pas vizitës që i bëri varrit të babait të tij.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka vendosur një përshkrim të veçantë për fotografinë në fjalë.
“Fitore mbi padrejtësi!”, ka shkruar Behrami, i cili ka qenë edhe ish-këshilltar i Thaçit.
Ish-presidenti erdhi sot në Kosovë pas vdekjes së babait, të cilin e kishte vizituar pak ditë para se të ndërronte jetë.