Pasi u regjistrua në Kuvend, ai u ndal para gazetarëve, duke thënë se nesër “Kuvendi do të duhej të konstituohet”.
“Qeveria s’ma merr mendja (që bëhet)”, tha ai.
“Po bëhet e opozitës. Ne i kemi qëndrimet tona të qarta për një qeveri të opozitës”, tha Berisha, kur u pyet se pse mendon kështu.
Nisma, partneri i AAK-së në koalicionin parazgjedhor, Berisha tha se “ndoshta” e ka thyer besën.
“Unë koalicionin me Nismën kam besu që do të jetë i frytshëm dhe kam besu në ato fjalë që i kemi folë që duam ta bëjmë një qeverisje të opozitës dhe ta kthejmë për së mbari Kosovën. Kam besu fuqishëm. Unë tash nuk mund të flasë për ta. Ndoshta është thyer (besa), por ta shohim. Nuk mund të flasim para kohe”.
Berisha tha se nesër do të dihen të gjitha.