Trafiku Urban do ta përdorë kredinë për të blerë 30 autobusë, që përfshijnë 24 automjete Euro VI dhe gjashtë autobusë elektrikë me bateri, së bashku me infrastrukturën e karikimit, tha BERZH në një njoftim për shtyp.
Projekti do të prezantojë për herë të parë në Kosovë teknologjinë e autobusëve elektrikë dhe do të ndihmojë vendin të reduktojë emetimet e gazeve serrë me 76%, shtoi huadhënësi.
Gjithashtu, Prishtina do të përfitojë nga një grant prej 760 mijë eurosh për zbatimin e projektit dhe ristrukturimin e rrjetit të autobusëve nga një tjetër donator ndërkombëtar, tha BERZH, pa bërë publik emrin e donatorit.
Në vitin 2016, BERZH i dha një kredi 10 milionë euro kompanisë “Trafiku Urban” për të blerë 51 autobusë të rinj me naftë, në përputhje me standardet e emetimeve Euro VI.