Çmimet e naftës ranë të enjten, pasi rastet në rritje të Covid në Kinë ulen pritshmeritë për një rikuperim të kërkesës për karburant nga konsumatorin e dytë më të madh i naftës në botë.
Vala e fundit në Kinë dhe dyshimet mbi të dhënat zyrtare nxitën një sërë vendesh të miratonin rregulla të reja udhëtimi për vizitorët kinezë, edhe pse Kina ka nisur të rishikoje masat tejet rigoroze të bllokimeve dhe testimeve.
Kontratat e naftës Brent për muajin shkurtit ranë me 42 cent, ose 0.5%, në 82.84 dollarë për fuçi, ndërsa nafta bruto Amerikane ra me 50 cent, ose 0.6%, në 78.46 dollarë për fuçi.
Tregjet e naftës u goditën gjithashtu nga një rritje tjetër e normës së interesit në Shtetet e Bashkuara, pasi Rezerva Federale përpiqet të kufizojë rritjen e çmimeve.
Rezervat e naftës së papërpunuar në SHBA kanë rënë në rreth 1.3 milionë fuçi, në javën e tretë të dhjetorit, sipas Institutit Amerikan të Naftës, larg objektivit optimal prej 1.5 milionë fuçi.
Rafineritë e naftës vazhduan të rrisin operacionet, por një situatë më optimale pritet të vërehet përgjatë muajit të parë të 2023.
Tregjet, megjithatë, tërhoqën njëfarë mbështetjeje nga ndalimi i eksporteve të naftës së papërpunuar ruse dhe produkteve të saj nga 1 shkurti për pesë muaj për vendet që respektojnë tavanin e vendosur të çmimeve.
Gjermania tha se ndalimi i eksporteve ruse nuk ka “asnjë rëndësi praktike” pasi vendi po punon që në pranverën e ardhshme të zëvendësoje furnizimet ruse dhe të garantojë sigurinë e furnizimit.