Bizneset në sfidë me sigurimin e lëndës së parë
INDEKSONLINE
E Hënë, 26 Dhjetor 2022 12:28
Lufta e shkaktuar në Ukrainë nga Rusia, ka ndikuar që bizneset në Kosovë të ballafaqohen me problemin e furnizimit me lëndën e parë.
Shaqir Palushi, pronar i njërës nga bizneset në Kosovë, ka theksuar problemin e furnizimit me lëndë të parë. Sipas tij, lufta e shkaktuar në Ukrainë ka bërë që të shkaktohet ky problem.
“Ndër problemet më të mëdha ka qenë vështirësia e shkaktuar si pasojë e pandemisë dhe luftës në Ukrainë për shkak të shkëputjes së zingjirit të furnizimeve dhe vështirësive që kemi pas për t’u furnizuar me lëndë të parë. Në radhë të parë për shkak të rritjes së kostos të këtyre çmimeve ne kemi bërë përpjekje të furnizohemi në vazhdimësi me sasi të mjaftueshme të lëndës së parë, por në anën tjetër të mos rritim çmimet e produkteve finale duke marrë parasysh që nuk ka pas rritje të pagave”, tha Palushi.
Burim Piraj, po ashtu pronar i njërës nga bizneset në vend, tha për KosovaPress, se pengesa parësore është importimi i lëndës së parë. Derisa shtoi se kanë problem edhe me transportin, pasi Kosova ende nuk është në listën e vendeve që kanë marrëveshje të transportit të ndërsjellët.
“Kosova shumë pak prodhon lëndë të parë dhe ne jemi të detyruar që të varemi nga importi, por nga ana tjetër edhe sikur të prodhojmë lëndë të parë në Kosovë është çmimi jashtëzakonisht i lartë. Ne kryesisht po importojmë prej Evropës lëndën e parë dhe është problem shumë i madh, sepse kompanitë kosovare kanë ndryshuar dhe ka standarde të cilat ne po i zbatojmë dhe ato kërkojnë që lënda parë të jetë cilësore, kemi problem shumë me transportin, për arsyeje se Kosova ende nuk është në listën e vendeve që kanë marrëveshje të transportit të ndërsjellët. Ne ende produktet me prejardhje shtazore nuk i lejon Serbia t’i transportojmë nëpër Serbi, shkojmë nga Rumania, Bullgaria, Maqedonia në Kosovë dhe kjo është kosto shtesë që çdo kamion i merr rreth 300 euro e që janë qindra kamionë gjatë një viti dhe kostoja rritet. Ka stabilizim të çmimit të lëndës së parë që është i mirëseardhur për ne dhe po shpresojmë se nuk do të rritet”, theksoi Piraj.
Piraj tha se një problem tjetër është edhe energjia elektrike. Sipas tij, investitorët e huaj hezitojnë të investojnë në Kosovë, pasi nuk e shohin si vend atraktiv.
“Problemi i madh i Kosovës është energjia elektrike, dhe nuk po ndikon vetëm në koston e produkteve vendore që po dalin me çmime jo të favorshme por po ndikon edhe në imazhin e vendit jashtë. Investitorët e huaj të cilët janë të interesuar të investojnë në Kosovë nuk po e shohin si vend atraktiv… shkaku i pasigurisë së tyre që të ndërtojnë reparte për punime në Kosovë”, shtoi Piraj.
Fjolla Smaili-Azemi nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, tha se nga vizitat që i kanë realizuar në biznese, një nga problemet më të madha që kanë adresuar bizneset ka qenë vështirësia e sigurimit të furnizimit me lëndë të parë.
“Nga vizitat të cilat kemi realizuar kemi pas ankesa nga bizneset lidhur me furnizimin me lëndë të parë e cila ka ardhur kryesisht për shkak të luftës së zhvilluar në Ukrainë, pastaj ngritjes enorme të çmimeve të secilit produkt e veçanërisht e naftës dhe derivateve të saj. Rritja e çmimeve të naftës dhe derivateve ka ndikuar edhe në rritjen e çmimit të transportit, e cila domosdoshmërisht ka ndikuar në kohëzgjatjen e ardhjes së produkteve, gjegjësisht furnizimit me lëndë të parë, nga vendet e rajonit apo edhe më tutje në Kosovë. Kjo sigurisht se ka ndikuar edhe te sigurimi i lëndës së parë dhe njëkohësisht ka bërë që bizneset e ndryshme të kenë problem sigurimin e lëndës së parë, të shkojnë më gjatë kontratat të cilat i kanë pasur të kontraktuara me partnerët e tyre dhe sigurisht të ndikojë edhe në rritjen e çmimit të produktit final, sepse përderisa është rritur kostoja e transportit, sigurisht është rritur edhe kostoja e produktit final dhe e çmimit final të produktit i cili do të plasohet në treg”, tha Azemi.
Sipas saj, për shkak të ngritjes së çmimeve të produkteve finale, konsumatorët aktualisht detyrohen që të eliminojnë të gjitha produktet e luksit dhe të fokusohen të produktet që janë nevoja esenciale, në këtë formë, Azemi tha se kjo po dëmton dhe po ndikon negativisht te bizneset.