Kompanitë e modelit “Bli tani, paguaj më vone” si Klarna dhe Affirm, të cilat i lejojnë blerësit të shtyjnë pagesat për një datë të mëvonshme ose t’i ndajnë blerjet në këste pa interes, janë nën një tendosje të madhe pasi konsumatorët bëhen më të kujdesshëm në lidhje me shpenzimet për shkak të rritjes së kostos së jetesës dhe pasi normat e larta të interesit rrisin kostot e huamarrjes. Ata po përballen gjithashtu me konkurrencë të shtuar, me gjigantin e teknologjisë Apple që hyn në fushën e lojës me ofertën e saj “Bli tani, paguaj më vonë” (BNPL).