Në ditët e ardhshme popullsia e botës do të prekë kuotën e 8 miliardëve, me rritjen më të madhe që do të vijë nga vendet në zhvillim.
Mes tyre spikat India, popullsia e të cilës po rritet në 1.4 miliard. Ndërkohë, popullsia totale e vendeve me të ardhura të ulëta do të dyfishohet mes viteve 2020-2050.
Kuotat e lindjeve variojnë nga vendi në vend, duke u rritur tek ato që kanë ulur vdekshmërinë foshnjore dhe përmirësuar shëndetësinë.
Në zona të tjera, përfshirë Evropën, nivelet e lindjeve po ngadalësohen për shkak të një seri faktorëve, mes të cilëve spikat ai ekonomik.
Opinioni publik është i ndarë nëse rritja e popullsisë duhet vlerësuar. Fondi i OKB-së për Popullsinë thotë se rritja është një gur kilometrik që mund të festohet dhe njëkohësisht një rast për të reflektuar./Euronews.al/