Këtij të fundit i skadon mandati në mars të vitit të ardhshme. Emërimi i guvernatorit të ri do të jetë për një mandat pesëvjeçar duke filluar më 29 mars 2023 ose në datën e emërimit. Lista e kandidatëve që kualifikohen nga ana e Panelit do t’i dërgohet Kuvendit të Republikës së Kosovës i cili do të përzgjedhë një kandidati. Miratimi dhe emërimi për këtë pozitë do të bëhet nga Presidenti/ja i/e Republikës së Kosovës në pajtim me nenin 84.27 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 38.2 të Ligjit të BQK-së. Në njoftimin e BQK-së, thuhet se konkursi është hapur bazuar në nenin 38 të Ligjit mbi Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.
“Paneli i Bordit të Bankës Qendrore (BQK) publikon: Shpallje Për plotësimin e pozitës së Guvernatorit/es të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. Profili i kërkuar i kandidatit/es: Të jetë me integritet dhe të ketë përgatitje universitare; Të ketë minimum dhjetë (10) vite përvojë profesionale ose akademike në fushat e ekonomisë, financave, bankave, kontabilitetit apo çështje juridike; Të ketë njohuri në zhvillimin dhe implementimin e politikave të rëndësishme të lidhura me misionin, objektivat dhe detyrat e BQK-së; Të ketë përvojë dhe aftësi menaxheriale; Të përmbushë kërkesat nga neni 40 i Ligjit nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës; Njohja e gjuhës angleze dhe gjuhëve tjera paraqet përparësi.