Real Madrid po tregon interes për kapitenin e Manchester United, Bruno Fernandes, i cili pritet të zëvendësojë Luka Modric në përfundim të sezonit, raporton Daily Star.
Sipas mediave britanike, klubet madrilene janë të gatshëm të ofrojnë 90 milionë funte për të siguruar shërbimet e mesfushorit portugez. Gjithashtu, skautët e Real Madridit kanë ndjekur me kujdes paraqitjet e Fernandes gjatë javëve të fundit.
Fernandes, 30 vjeç, është pjesë e Manchester United që nga viti 2020, ndërsa ka luajtur për skuadra të tjera si Sporting, Sampdoria, Udinese dhe Novara. Ai ka zhvilluar 44 ndeshje këtë sezon për klubin e Old Trafford dhe ka shënuar 16 gola.
Aktualisht, Fernandes ka kontratë me Manchester United deri më 30 qershor 2027. Megjithatë, me Modric duke planifikuar të përfundojë karrierën e tij në fund të këtij sezoni, Fernandes mund të bëhet pasuesi i tij në skuadrën e Real Madridit.