Në kuadër të ceremonisë së muzeut do të hapet ekspozita e përkohshme “Burgu i Idealit” e cila do të mbahet në ambientet e ish-ndërtesës së Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë, në rrugën “Luan Haradinaj”.
Kjo ndërtesë ishte vizituar edhe nga ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, më 30 mars.
“Për të parë gjendjen në të cilën ndodhet Muzeu i Burgut të Prishtinës, ndërtesën e vizitoi Ministri Hajrulla Çeku, i shoqëruar nga Hydajet Hyseni Kaloshi, koordinatori Sllahu, grupi profesionistë dhe bashkëpunëtorë tjerë”.