Celtic ka konfirmuar dominimin e tij në futbollin skocez duke fituar sot titullin e 55-të kampion, duke u barazuar me rivalët e përjetshëm, Rangers, në numrin e trofeve të kampionatit vendas.
Në raundin e 34-të të kampionatit, “Celtics” mposhtën Dundee United me rezultatin bindës 5-0 jashtë fushe, duke siguruar një avantazh të pakapërcyeshëm ndaj Rangers të vendit të dytë. Aktualisht, ekipi i trajnerit Brendan Rodgers ka grumbulluar 84 pikë, ndërsa Rangers numëron 66 pikë.
“Policët” e Rangers e kishin fituar për herë të fundit titullin në vitin 2021, ndërsa Celtic ka dominuar kampionatin duke e fituar atë 13 herë në 14 sezonet e fundit.
Për më tepër, Celtic do të luajë në finalen e Kupës FA Skoceze kundër Aberdeen, pasi më herët këtë sezon siguruan edhe trofeun e Kupës së Ligës Skoceze.