Nëna në fjalë më pas është marrë nga Policia dhe e njëjta është dërguar në neuropsikiatri për trajtim.
“Bëhet fjalë për një çift me të meta psiqike, është një rast delikat. Është e vërtetë që nëna ka tentuar diçka, dhe të njëjtën e kanë marrë Policia dhe është dërguar për trajtim në neuropsikiatri. Ajo i ka katër fëmijë. Fëmija më i vogël është dy javë dhe ia kanë ndalë në qendrën e lindjes në QKUK, s’ja kanë dhënë nënës”, tha Gashi për Reporteri.net.
Gashi shtoi se tre fëmijët e tjerë tani janë me babain, ani pse edhe ai është në gjendje të njëjtë, të rënduar.
Lidhur me këtë rast, Kryeprokurori i Prishtinës tha se ka urdhëruar inicimin e hetimit për veprën penale “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijëve”./Reporteri.net