Ajo ka thënë se këto takimet të thirrura nga VV-ja, janë përpjekje e kësaj të fundit për të mbuluar dështimin e tyre për të arritur shumicën që duhet.
Po ashtu, Çitaku ka thënë se është qesharake që VV-ja po insiston në konsensus kur, siç ka thënë ajo, VV-ja, nuk ka dhënë konsensus as kur e kemi shpallur pavarësinë
‘‘Sigurisht ftesa erdhi ne adresë të PDK-së, nga ana e kryesuesit, duhet të qartësoj që takimet e tilla janë tërësisht jashtë mandatit tonë. Si deputetë të porsazgjedhur ne e kemi vetëm një detyrë të paraqitemi në seancë, që votojmë në një formë në një formë apo tjetrën, për propozimin për kryeparlamentar. Takimet e këtij formati janë përpjekje politike e VV-së për të mbuluar dështimin e tyre politik, për të arritur shumicën së nevojshme për të votuar kryeparlamentarin. VV po insiston në një lloj konsensusi, e kur vjen prej VV është pak qesharak sepse VV nuk ka dhënë konsensus as kur e kemi shpallur pavarësinë. Është institucioni më i lartë i republikës, dhe ka përgjegjësi jashtëzakonisht të madhe. U takon atyre, që të ndërtojnë koalicionin prej 61 deputetësh’’, ka thënë ajo mes tjerash. /GazetaExpress