Faciliteti Holandez i Transferimit të Titujve (TTF) është standardi kryesor i Europës për çmimet e gazit natyror. Ai tregtohej me rreth 120 euro për megavat orë ditën e martë. Por, Goldman Sachs parashikon që ky standard referencë do të bjerë në 85 euro për megavat orë në tremujorin e parë të vitit 2023, sipas një studimi të bërë publik javën e kaluar.
Kjo do të shënonte një ndryshim të rëndësishëm në nivelet që çmimet e gazit arritën në gusht. Në atë kohë, pushtimi i paprovokuar i Ukrainës nga Rusia dhe presionet e mëvonshme në furnizimet me energji në Europë, bënë që çmimet të arrinin shifra historike – mbi 340 euro për megavat orë.
Rënia e fundit e çmimeve të gazit ka ardhur nga disa faktorë: magazinimi i gazit në Europë për këtë sezon dimëror ka arritur praktikisht maksimumin e tij; temperaturat këtë vjeshtë kanë qenë më të ngrohta se sa pritej, duke vonuar kështu fillimin e përdorimit masiv të gazit për ngrohje; dhe ka një tepricë të gazit natyror të lëngshëm (LNG).
Raportet e fundit flasin për rreth 60 anije që presin të shkarkojnë ngarkesat e tyre të gazit të lëngshëm në Europë. Disa nga këto dërgesa u blenë gjatë verës dhe po mbërrijnë tani, në një kohë kur magazinat janë mbushur pothuajse plot. Në të vërtetë, të dhënat më të fundit të përpiluara nga grupi i industrisë Gas Infrastructure Europe tregojnë se nivelet e magazinimit në Europë janë 94%.
Pavarësisht optimizmit për çmimet më të ulëta të gazit në planin afatshkurtër, gjë e cila mund të lehtësojë një pjesë të krizës së kostos së jetesës, ka shumë presion mbi liderët europianë për të siguruar furnizime shtesë në planin afatmesëm.
“Ekipi ynë parashikon një rënie të mëtejshme deri në shifrën 85 euro gjatë tremujorit të parë të vitit 2023, përpara se të ketë një rritje të ndjeshme të çmimeve në verën e ardhshme kur të duhet të rimbushen magazinat,” thanë analistët e Goldman Sachs në studimin e tyre. Parashikimet tregojnë për një rritje të çmimeve deri në pak më pak se 250 euro për megavat orë, në periudhën e fundit të korrikut.
Çmimet e gazit natyror pritet të rriten pas tre muajve të parë të vitit 2023 për shkak të disa faktorëve.
Fatih Birol, drejtor ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, tha për CNBC të premten se vetëm një sasi shumë e vogël e gazit natyror të lëngshëm do të dalë në treg vitin e ardhshëm. “Nëse ekonomia e Kinës ka një rimëkëmbje, importet e gazit natyror në Kinë vitin e ardhshëm mund të rriten së bashku me ato të Europës”, tha ai.
Kina ishte importuesi më i madh në botë i gazit natyror të lëngshëm në vitin 2021, sipas Administratës së Informacionit të Energjisë në SHBA. Sidoqoftë, për shkak të politikës së saj të rreptë kundër Covid-19, ekonomisë kineze i është dashur të përballet me shumë izolime që kanë dëmtuar rritjen e saj. Çdo ndryshim në qasjen ndaj Covid-19 do të rriste kërkesën për gaz natyror të lëngshëm, duke shtuar kështu çmimet edhe për blerësit europianë.
Për më tepër, magazinimi i gazit është ndihmuar edhe nga furnizimet ruse, prej të cilave BE-ja është përpjekur që të reduktojë varësinë e saj. Edhe Xavier Bettel, kryeministri i Luksemburgut, një vend anëtar i BE-së, pranoi në tetor se magazinat ishin plot me gaz rus. Furnizimet nga Rusia tashmë janë ndërprerë në mënyrë të shpejtë dhe synimi i Europës është që të jetë plotësisht e pavarur nga lëndët djegëse fosile të Rusisë.
Drejtuesi i EDP, kompania portugeze e shërbimeve të energjisë elektrike, e përmblodhi kështu situatën në një intervistë për CNBC të premten. “Sigurisht që jemi në një pozicion shumë më të mirë se sa ku ishim disa muaj më parë,” tha Miguel Stilwell d’Andrade, por “ne duhet të presim që do të ketë shumë paqëndrueshmëri në të ardhmen.”/revistamonitor/
Editorial
Buxheti i pasigurisë
Pas thuajse 10 vjet në krye të vendit, është thuajse e pamundur të përmbledhësh, në pak fjalë, idetë apo filozofinë ekonomike e fiskale të qeverisë së vendit. Çdo…
TË FUNDIT NGA VENDI
Pensionet private, vullnetare apo “kolonë e dytë”?
Ligji i ri “Për fondet private të pensionit” pritet të paraqitet së shpejti për miratim në Kuvendin e Shqipërisë. Megjithëse ligji i ri pritet të rrisë incentivat për zhvillimin e këtij tregu, Elvis Ponari, kryetar i Shoqatës së Siguruesve të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të…
KOSOVA
Me rënien e temperaturave, shtrenjtohet energjia elektrike në Kosovë
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se nuk përjashtohet mundësia që të shtrenjtohet energjia elektrike pas rënies së temperaturave. Sipas Rizvanollit, si rrjedhojë e motit…
Dita Botërore e Kursimeve i gjen qytetarët e Kosovës me mbi 5 miliardë euro depozita
Qytetarët e Kosovës i kanë borxh bankave komerciale 4.2 miliardë euro. Mirëpo, krahas kredive qytetarët kanë kursyer edhe shumë…
31/10/2022 2:00 PM
Buxheti i Kosovës për vitin e ardhshëm 3.2 miliardë euro
Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim buxhetin për vitin 2023. Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ky…
28/10/2022 5:41 PM
Kuvendi i Kosovës miraton projektligjin për çmimet tavan te produktet bazë
Kuvendi i Kosovës ka miratuar projektligjin për Masat e Përkohshme për Produktet Themelore, në raste të veçanta të destabilizmit…
27/10/2022 2:15 PM
EUROPA
Punonjësit e industrive në Gjermani paralajmërojnë greva për pagat e tyre
Mijëra punonjës të industrive në Gjermani kanë dalë në rrugë për disa orë gjatë fundjavës për të përshkallëzuar çështjen e pagave, ndërsa drejtuesit e sindikatës së…
Inflacioni dhe kërkesat në rritje ndaj qeverive po ndryshojnë politikën ekonomike
Kjo do të çojë në një përmbysje të regjimit të mëparshëm, thotë Henry Curr për The Economist Në…
28/10/2022 10:00 PM
Turqia po kërkon të luajë rol në përpjekjen e Europës për t’i dhënë fund varësisë nga energjia ruse
Me Rusinë, e cila po kufizon gjithnjë e më tepër furnizimet me gaz natyror drejt Europës, Bashkimi Europian po…
28/10/2022 3:00 PM
BQE rrit normat e interesit me 75 pikë bazë
Banka Qendrore Europiane (BQE) rriti të enjten normat e saj bazë të interesit me 75 pikë bazë, ose 0.75…
27/10/2022 8:37 PM
RAJONI
Bullgari : 78% e bullgarëve kanë frikë për gjendjen e tyre financiare në vitin 2023
78% e shoqërisë bullgare ka frikë se nuk do të arrijë të mbulojë shpenzimet financiare në vitin 2023. Këtë tregon sondazhi kombëtar mbi qëndrimet ekonomike të…
Rumani: Inflacioni i Rumanisë arrin nivelin më të lartë që prej 19 vjetësh; bie prodhimi industrial
Në shtator, inflacioni i çmimeve të konsumit në Rumani u rrit në nivelin më të lartë që prej 19…
31/10/2022 3:00 PM
Investime nga një prodhues global nga industria e automobilave
Një investitor i ri, prodhues global në industrinë e automobilave, ka konfirmuar planet për aktivitet në Bullgari, sipas një…
29/10/2022 10:31 PM
Rumania përgatitet për reforma gjithëpërfshirëse në kërkim dhe inovacion
Rumania ka njoftuar planet për një përmirësim rrënjësor të sistemit të kërkimit dhe inovacionit, në mënyrë që të mund…
28/10/2022 10:16 PM
TË TJERA NGA BOTA
Si arriti Lula të fitonte zgjedhjet më vendimtare të dekadave të fundit në Brazil
Ky është rikthimi i shekullit. Në zgjedhjet kombëtare të së dielës, votuesit brazilianë i dhanë një fitore të ngushtë Luiz Inácio Lula da Silva, ish-presidenti i…
Shefi i taksave në OECD paralajmëron për luftëra tregtare nëse marrëveshja globale nuk zbatohet
Shefi i taksave në largim i OECD, organizatori i reformave më radikale për taksimin e korporatave në gati një…
31/10/2022 5:29 PM
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë: Bota po përballet me krizën e parë globale të energjisë
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia do të ketë efekte afatgjata në furnizimin me energji dhe te tregjet, sipas rezultateve…
28/10/2022 7:46 PM
Banka Botërore: Ndihmat për të gjithë lidhur me faturat e energjisë do të kushtojnë shumë
Është shumë e kushtueshme për qeveritë që të ndihmojnë të gjithë njerëzit me faturat e tyre të larta të…
26/10/2022 5:06 PM
TË FUNDIT NGA KORONAVIRUS
Europa është me shumë mundësi në prag të një vale tjetër të COVID-19, sipas OBSH dhe ECDC
Një valë tjetër e infektimeve me COVID-19 mund të ketë nisur në Europë, pasi numri i rasteve ka filluar të rritet në të gjithë rajonin. Kështu…
Covid-19 shkurtoi me 2.5 vite jetëgjatësinë e shqiptarëve në 2020-2021
Përgjatë dy viteve 2020-2021 pandemia Covid-19 e ka cenuar rëndë shëndetin e popullatës dhe përmbysi gjithashtu edhe progresin që…
20/07/2022 11:02 PM
Rriten rastet e reja pozitive me Covid-19; Mjekët: Nga grumbullimi në plazhe, restorante dhe bare
Rriten rastet e personave të infektuar me Covid-19. Mjekët paralajmërojnë shtim të infektimeve deri në mesin e korrikut, pasi…
04/07/2022 11:01 PM
Vaksinimi kundër Covid-19, për 2022 parashikohen të shpenzohen 20 milionë Euro
Ministria e Shëndetësisë ka parashikuar të shpenzojë këtë vit 2,4 miliardë Lekë apo rreth 20 milionë Euro për vaksinimin…
29/06/2022 2:00 PM
MAKINA
Aksionet e Uber rriten, falë parashikimeve të mira mbi fitimet
Rimëkëmbja e “rideshare” sfidon inflacionin Uber Technologies Inc parashikoi të martën fitim operativ për tremujorin e katërt, më i lartë se vlerësimet e Wall Street…
BE arrin marrëveshje për ndalimin e makinave të reja me motorë me djegie deri në vitin 2035
Duke nisur nga viti 2035, në Bashkimin Europian nuk do të shiten më furgonë të rinj apo makina me…
27/10/2022 10:34 PM
Model Y i Tesla, makina më e shitur në shtator në Europë
Model Y i Tesla kryeson shitjet e automjeteve të reja në Europë muajin e kaluar, tregojnë të dhënat e…
27/10/2022 3:11 PM
Gjermania synon të zgjerojë masivisht rrjetin e rikarikimit të makinave elektrike
Gjermania synon të zgjerojë në shkallë të gjerë rrjetin e rikarikimit për automjetet elektrike dhe do të shpenzojë 6.3…
20/10/2022 10:00 AM
ART
Artan Buca, piktura e heshtur që tregon shumë
Një nga pikësynimet e artistit është observimi i asaj që ai percepton dhe më pas interpretimi dhe krijimi i një realiteti ku ai merr rolin e…
Enkelejd Zonja, piktura thirrëse e një artisti të heshtur
“THE BUNKER OF HOPE”, 2020, vaj në kanavacë, 42 x 31 cm, 1200 Euro Enkelejd Zonja është një…
23/07/2022 10:02 PM
Erion Bardhi, beteja e brendshme e personazheve që janë përherë në pritje të Godosë
“PESHKATARI”, vaj në kanavacë, 120 x 90 cm, 3000 EURO Një nga veçoritë e artit vizual shqiptar ka…
09/07/2022 10:00 PM
Edmond Gjikopulli, në kërkim të Eldorados
“PASDITE NË RRUGËN DON BOSKO”, 140 x 50 cm, 3,000 EURO Edmond Gjikopulli është një ndër zërat më…
18/06/2022 10:14 PM
TEKNOLOGJI
BE, hyjnë në fuqi rregullat e reja për “Big Tech”
Në Bashkimin Europian do të hyjnë në fuqi rregulla të reja për të frenuar dominimin e kompanive të mëdha teknologjike. Në bazë të Digital Markets Act…
Zbulimi informatik që transferoi të gjithë trafikun e të dhënave në internet në vetëm 1 sekondë!
“Mund të themi se trafiku mesatar i internetit në botë është rreth një petabit në sekondë. Ajo që ne…
31/10/2022 3:36 PM
Elon Musk mbyll marrëveshjen prej 44 miliardë dollarësh për të blerë Twitter
Njeriu më i pasur në botë shkarkon drejtuesit kryesorë pasi merr kontrollin mbi rrjetet sociale me ndikim Elon…
28/10/2022 12:27 PM
Dërgesat e PC-ve në botë, në rënie me 15.5% në tremujorin e tretë 2022
Por Apple rritet me 7% Sipas të dhënave të Counterpoint Research, në tremujorin e tretë të vitit, dërgesat…
28/10/2022 10:31 AM
MENAXHIM
Fuqia e miqësive në punë
Miliona njerëz vuajnë nga vetmia. Sipas të dhënave të Gallup, më shumë se 300 milionë njerëz në mbarë botën nuk kanë asnjë mik të vetëm. Dhe,…
4 rregulla për të punuar më mirë dhe të përqendruar në aktivitetet e rëndësishme
Cal Newport, profesor i Shkencave Kompjuterike në Universitetin Georgetown, është edhe një nga autorët më të respektuar në botën…
31/10/2022 5:00 PM
Tre hapat kryesorë për të transformuar në mënyrë dixhitale biznesin tuaj
Transformimi dixhital (përdorimi i teknologjive dixhitale për të optimizuar operacionet dhe për të adresuar vështirësitë e bizneseve) mund të…
29/10/2022 10:05 PM
Reklamat dixhitale, Duopoli Google-Meta prej 300 miliardë dollarësh, është nën sulm
Dyshja përballet me një ekonomi të dobët dhe rivalë të rinj të fuqishëm Në dekadën e fundit, ka…
28/10/2022 10:02 PM
SPORT
Për herë të parë, Warriors kryesojnë renditjen e Forbes të skuadrave me vlerën më të lartë në NBA
Pas fitores së titullit të fundit, Golden State Warriors vijojnë të jenë skuadra lider në NBA. Jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në sferën…
Barcelona vuan eliminimin poshtërues në Champions League nga Interi dhe Bayerni
Barcelona ka folur shumë për “leva ekonomike”, ndërkohë që klubi kalalanas përpiqet të përmirësojë financat e veta, por s’mund…
27/10/2022 10:13 AM
Nga Mbappé te CR7, kontratat më fitimprurëse në sport të të gjitha kohërave
Që Kylian Mbappé ishte bërë futbollisti më i paguar në botë, kjo ishte vërtetuar mirë, por që ai të…
25/10/2022 12:35 PM
Bilanci i Bayern Munich, fitime për të 30-tin vit radhazi
Klubi bavarez njoftoi rezultatet e bilancit më 30 qershor 2022, i mbyllur me fitim për të 30-tin vit me…
19/10/2022 5:23 PM
LIFE STYLE
Çfarë duhet të prisni në resortet e skive të Europës në dimër, për shkak të krizave të energjisë dhe kostos së jetesës
Resortet e skive në Europë po përgatiten për sezonin e parë normal pas katër viteve, duke pasur një numër të lartë rezervimesh deri më tani, ndërsa…
National Geographic / 25 vende që duhet të vizitoni në vitin 2023
Dëshira për udhëtime është ngado që të hidhni sytë. Pyetja më pas është se ku të shkoni. Më poshtë…
31/10/2022 5:10 PM
Udhëtimet më të mira që duhen bërë në Europë
Për shumë vite, Europa ka qenë një destinacion kryesor për udhëtarët nga e gjithë bota. Historia e pasur e…
28/10/2022 3:07 PM
Arkitektura shumëngjyrëshe e El Alto, qyteti me zhvillimin më të shpejtë në Bolivi
Rrugët e qytetit të dytë më të madh të Bolivisë, El Alto, karakterizohen nga arkitektura unike, e cila ka…
26/10/2022 4:26 PM
Komente