“Çmimi i Specave
A është i lartë çmimi i importit të specave, apo vetëm çmimi për ne si blerës?
Kosova aktualisht nuk ka prodhim vendor për speca.
Sipas të dhënave publike nga Dogana e Kosovës, çmimi mesatar i importit për speca të freskët është vetëm 1.24 € për kilogram për muajt janar dhe shkurt 2025.
Edhe për specat që vijnë nga Turqia – vendi nga i cili importohet më së shumti – kur përfshihen të gjitha taksat (doganore + TVSH), çmimi total i importit është rreth 1.55 €/kg.
Edhe nëse përfshihet transporti, ky çmim nuk e arsyeton çmimin që po na ofrohet sot në treg: deri në 4.99 € për kilogram.
Kjo është një pyetje publike për:
-
Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
-
Autoritetin Kosovar të Konkurrencës”