Shtrenjtimi i naftës dhe benziës në gati 2 euro, e kishte shtyrë Ministrinë e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë që të dilte me një Udhëzim administrativ për rregullim të çmimeve.
Bazuar në këtë udhëzim, Ministria dilte çdo ditë me një vendim, ku caktonte tavanin e çmimeve për 24 orë.
Në njoftimin e para dy ditësh, MINT tha se “masat në vijim për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e tjera Mbrojtëse, do të merren sipas evidencës së inspektimeve me gjetje nga Inspektorati i Tregut në nivel qendror dhe komunal në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe në komunikim e konsultim të afërt me Doganën e Kosovës, Autoritetin e Konkurrencës, Shoqatën e Naftëtarëve dhe bizneset individuale të naftës dhe me konsumatorët.”
Sipas Ministrisë, nga dita kur kanë filluar me këtë praktikë, çmimi i naftës ka rënë për 26 cent, i benzinës për 40 cent, derisa i gasit për 13 centë.
Por për këtë çështje kanë folur naftëtarët. Nga Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës kanë thënë se çmimi tavan që caktonte Ministria i ka dërguar pikat e karburantit buzë falimentimit.
Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.