Çmimet globale të ushqimeve arritën kulmin gjatë vitit 2022

Çmimet globale për mallrat ushqimorë si drithërat dhe vajrat bimore, shënuan nivel rekord vitin e kaluar, bëri të ditur Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë. Sipas raportit, lufta e Rusisë në Ukrainë , thatësira dhe faktorë të tjerë, nxiti inflacionin dhe përkeqësuan urinë në mbarë botën.

 

Indeksi i Çmimeve të Ushqimit të FAO-s, i cili ndjek ndryshimet mujore në çmimet ndërkombëtare të mallrave ushqimore të tregtuara, u ul me 1.9% në dhjetor krahasuar me një muaj më pare. Për të gjithë vitin, ato shënuan mesatarisht 143.7 pikë më shumë krahasuar me 14% mbi mesataren e vitit 2021, i cili gjithashtu pati rritje të mëdha çmimesh.

Rënia e dhjetorit u shoqërua nga rënia e çmimit të vajrave vegjetale mes tkurrjes së kërkesës për importe, pritshmërive për rritjen e prodhimit të vajit të sojës në Amerikën e Jugut, si dhe uljes së çmimeve të naftës bruto. Drithërat dhe mishi gjithashtu ranë, ndërsa bulmeti dhe sheqeri u rritën në nivele më të pakta.

“Është e rëndësishme të qëndroni vigjilentë dhe të mbani një fokus të fortë në zbutjen e pasigurisë globale të ushqimit, duke pasur parasysh se çmimet botërore të ushqimeve mbeten në nivele të larta, me shumë produkte pranë niveleve rekord, dhe me çmimet e orizit në rritje, si dhe ende shumë rreziqe që lidhen me furnizimet e ardhshme. ”- tha kryeekonomisti i FAO, Maximo Torero.

Vitin e kaluar, Indeksi i Çmimeve të Ushqimit të organizatës së OKB-së arriti nivelin më të lartë që nga fillimi i regjistrimeve të tij në vitin 1961, sipas të dhënave të FAO-s.

Pushtimi rus i Ukrainës në shkurt përkeqësoi krizën ushqimore, sepse të dy vendet janë furnizuesit kryesorë globalë të grurit, elbit, vajit të lulediellit dhe produkteve të tjera, veçanërisht për vendet në Afrikë, Lindjes të Mesme dhe Azisë, që tashmë po luftojnë me urinë.

Ndërprerja e furnizimeve kritike nga Deti i Zi, solli që çmimet e ushqimeve të rritën në nivele rekord, duke rritur inflacionin, varfërinë dhe pasigurinë ushqimore në vendet në zhvillim që mbështeten në importe.

Lufta tronditi gjithashtu edhe tregjet e energjisë, si dhe furnizimet me plehrat kimike, që janë kyçe për prodhimin e ushqimit.

Kjo ishte edhe në krye të goditjeve klimatike që kanë nxitur urinë në vende si Briri i Afrikës, Etiopia, Somalia dhe Kenia, që janë prekur nga thatësira më e keqe e kësaj në dekada. OKB-ja paralajmëron se pjesë të Somalisë po përballen me një zi të bukës. Mijëra njerëz kanë vdekur tashmë.

Çmimet për grurin dhe misrin arritën rekord gjatë vitit të kaluar, megjithëse ato ranë në dhjetor së bashku me kostot e drithërave të tjera, tha FAO, e cila shton se të korrat në hemisferën jugore rritën furnizimet, madje kishte konkurrencë të fortë midis eksportuesve.

Indeksi i çmimeve të vajit vegjetal arriti nivelin më të lartë të të gjitha kohërave vitin e kaluar, edhe pse ra në dhjetor në nivelin më të ulët që nga shkurti 2021.

 

Next Post

Qëndroni me ne