Pas një “face-lift-i” në vitin e kaluar, Mazda përsëri e ka përditësuar modelin CX-5 me një standard më të lartë të ekranit info-argëtues në të gjithë gamën, Apple CarPlay dhe Android Auto, që të dyja me teknologjinë “wireless” në shumicën e modeleve dhe një ngjyrë të re – megjithëse me rritje të çmimit mes 130 dhe 650 euro – e gjitha kjo në varësi të modelit.
Drive raporton se është hequr ndërruesi manual standard i shpejtësive me gjashtë shpejtësi i nivelit fillestar Maxx, pasi ai përbënte vetëm rreth një për qind të shitjeve – që do të thotë se çmimi fillestar në gamën e CX-5 është tani për 1,945 euro më i lartë se më parë, në 22,951 euro plus kostot e rrugës (në krahasim me 21,006 euro për modelin e vjetër Maxx me ndërrues manual të shpejtësive).
Ndërsa tani, të gjitha modelet e reja janë të pajisura me ekranin më të madh të info-argëtimit ‘Mazda Connect’ prej 26,03 centimetrave (10,25 inç), i cili më parë ishte ekskluziv vetëm për modelet GT SP dhe Akera, duke zëvendësuar ekranin e vjetër ‘MZD Connect’ prej 20,03 centimetrave (8,0 inçëve) i cili më parë ishte i montuar në të gjitha modelet e tjera.
Aplikacionet Apple CarPlay dhe Android Auto me kabllo janë standarde në të gjitha veturat e modelit Maxx – ndërsa versioni Maxx Sport dhe versionet tjera e kanë të integruar navigimin satelitor e po ashtu edhe lidhjen me “wireless” për Apple CarPlay dhe Android Auto.
Mazda CX-5, tani i ka dy porte USB-C dhe ka një veçori të re, e cila e mundëson hapjen e dritareve nga vrima e çelësave, por që në fakt nuk e mundëson mbylljen e tyre nga i njëjti vend.
Ngjyra “Rhodium White” është shtuar në paletën e ngjyrave – me çmim prej 515 eurove – duke zëvendësuar ngjyrën “Snowflake White”, ngjyrë kjo e cila ishte standarde dhe nuk kishte kosto shtesë.
Gjashtë modele të ndryshme vazhdojnë që të jenë në dispozicion, e ato janë – Maxx, Maxx Sport, Touring, Touring Active, GT SP dhe Akera – e të cilat vijnë me katër motorë të ndryshëm – motorët me benzinë 2.0-litra dhe 2.5-litra jo-turbo, një motor me benzinë 2.5-litra turbo dhe një tjetër motor 2.2- litërsh turbocharged me naftë. /Telegrafi/