Haxhiut që u propozua për këtë post nga Lëvizja Vetëvendosje i nevojiteshin së paku 61 vota.
Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ndërpreu seancën dhe e caktoi seancën e re për të hënën në orën 15.00.
Më parë , nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, u bëri thirrje deputetëve që ta votojnë kandidaten e propozuar Albulena Haxhiu për kryeparlamentare.
“Ju kisha lutur edhe juve si kolegë që ta mbështesni këtë propozim, sepse kështu nuk bëhemi pjesë e bllokimit. T’i thirrim arsyes që ta votojmë dhe të shkojmë në fazat tjera të formimit të institucioneve”, tha Konjufca, raporton Ekonomia Online, transmeton Periskopi.
Bajrami – LDK: Do të ngrehim kallëzim penal ndaj anëtarëve të Qeverisë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka paralajmëruar se kjo parti të ngrehë kallëzim penal ndaj Albin Kurtit si kryeministër në detyrë dhe deputetëve të Vetëvendosjes që kanë ushtruar pozita të ministrave.
Kjo, siç ka thënë ajo, për shkak se ata kanë ushtruar mandatin për një periudhë që nuk është e lejuar, raporton Ekonomia Online.
Limaj-Nisma: Shumë shpejt do të konstituohet Kuvendi dhe Qeveria
Pas ndërprerjes së seancës, kryetari i Nismës Socialdemokrate , Fatmir Limaj, e cilësoi si lajm të mirë votimin e raportit për verifikimin e mandateve dhe betimin e deputetëve.
“Kosova tani ka Parlament dhe deputetë dhe ata do të gjejnë rrugë për hapa të tjerë”, tha ai.
Shumë shpejt edhe këto pjesë tjera do të përfundojnë dhe sipas ligjit dhe Kushtetutës të konstituohet Kuvendi dhe Qeveria”, tha Limaj, ndërsa për abstenimin për propozimin e Vetëvendosje për postin e kryetares së Kuvendit shtoi se është e drejtë e tij.
Peci – Vetëvendosje: Thirrje opozitës ta votojë kryeparlamentarin, s’ka zgjidhje tjetër
Nga ana tjetër, ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka kërkuar nga partitë opozitare që të mos e vonojnë procesin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, duke theksuar se kjo e drejtë i takon ekskluzivisht grupit më të madh parlamentar – Lëvizjes Vetëvendosje.
“Jemi në një momentum të ri. E drejta për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit i takon grupit më të madh parlamentar. I bëj thirrje opozitës që të mos e vonojnë këtë pikë pasi kryetari i Kuvendit i takon ekskluzivisht VV-së”, tha Peci.
Ai shtoi se është menduar që opozita tashmë e ka tejkaluar “xhelozinë për humbjen e zgjedhjeve”, por pavarësisht kësaj, topi është në fushën e tyre.
“Sido që të jetë, është në dorën e tyre ta aprovojnë propozimin e VV-së për kryetar të Kuvendit. Në të kundërtën, nuk ka opsion tjetër”, përfundoi ai./Periskopi/