Kompania ‘Meta’ po pushon nga puna më shumë se 11,000 punonjës, ose 13 për qind të stafit të saj, tha CEO Mark Zuckerberg në një letër drejtuar stafit të mërkurën.
“Sot po ndaj disa nga ndryshimet më të vështira që kemi bërë në historinë e Metës”, tha Zuckerberg në letër.
“Ne po ndërmarrim gjithashtu një sërë hapash shtesë për t’u bërë një kompani më e më efikase. Ky është një moment i trishtuar dhe nuk ka rrugëdalje. Për ata që po largohen, dua t’ju falënderoj përsëri për gjithçka që keni vënë në këtë vend”.- mësohet se ka thënë Zuckerberg