Cristiano Ronaldo vazhdon të dëshmojë madhështinë e tij në futboll edhe në moshën 39-vjeçare. Ylli portugez shënoi dy gola në fitoren 2-1 të skuadrës së tij, Al Nassr, ndaj Al Riyadhit, duke i siguruar ekipit tri pikë të rëndësishme në Ligën Profesionale Saudite.
Goli i dytë i Ronaldos ishte një kryevepër që ka marrë vëmendje të madhe në mediat ndërkombëtare dhe mund të jetë kandidat për çmimin prestigjioz “Puskás”. Ish-portieri i Crvena Zvezdës, Milan Borjan, që tani mbron portën e Al Riyadhit, nuk pati asnjë mundësi për të ndalur gjuajtjen spektakolare të Ronaldos, e cila përfundoi në rrjetë si një “raketë”.
Pavarësisht se luan në Arabinë Saudite dhe ndodhet në dekadën e pestë të jetës, Ronaldo vazhdon të jetë ndër më të mirët në historinë e futbollit. Me këto dy gola, ai forcon pozicionin si golashënuesi më i mirë në kampionat, duke arritur në kuotën e 23 golave.
Golat ndaj Al Riyadhit dhe veçanërisht ai i dyti, pritet të mbeten gjatë në kujtesën e tifozëve, ndërsa Ronaldo konfirmon se karriera e tij është ende larg përfundimit.