VV-ja tri herë e hodhi në votim deputeten Haxhiu për kryetare të Kuvendit dhe tri herë mori veç 57 vota për, duke dëshmuar se votat nuk i ka për të.
Sidoqoftë, VV-ja dhe akterët e saj nuk kanë sugjeruar ndonjë emër tjetër për këtë pozitë, teksa si duket nuk u bëhet vonë për zvarritjen e procesit çdo 48 orë.
Nga ana e opozitës, ç’është e vërteta, ka pasur propozime edhe për kandidatë të tjerë të pranueshëm, duke lakuar emra të deputeteve tjera brenda VV-së. Kjo nuk duket se i ka bërë përshtypje partisë së parë.
Duke qenë se Gjykata Kushtetuese i ka dhënë partisë së parë të drejtën ekskluzive për të propozuar kandidatin për kryetar Kuvendi, por pa caktuar ndonjë afat për këtë proces, atëherë çështja e kryekuvendarit mund të zvarritet deri në pafundësi./gazetametro.net