Koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka publikuar një foto nga Haga, ku po mbahen në paraburgim ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Mihali, në një postim në rrjetin social Facebook, ka uruar Rexhep Selimin për ditëlindje, duke publikuar një foto ku shihet pranë bashkëshortes së tij, Shqipe Selimi.
“Sot ia urojmë ditëlindjen e 54 të shokut tonë, Rexhep Selimi. Të presim sa më parë për ta rifilluar aktivitetin aty ku e ndalën padrejtësisht.
Të rrallë janë ata që kanë ditur historikisht ta mbrojnë pa bujë, pa vetmburrje, pa kërkim shpërblimesh, pa glorifikime dhe pa teprime pjesëmarrjen dhe drejtimin në luftëra të mëdha të popujve ku bëjnë pjesë. Rexhep Selimi është padyshim më i shkëlqyeri ndër ta” – ka shkruar ajo.
Në fund, Mihali e ka quajtur Selimin: “Çlirimtar prej së vërteti”.