Qendra.Info dje raportoi se Drejtoresha për Buxhet dhe Financa në Komunën e Gjilanit, Herolinda Murati-Leka,se ka dhënë dorëheqje nga posti i saj.
Burimet tona bëjnë të ditur se dyshohet që disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë thyer çelësin e zyrës së drejtoreshës në objektin e komunës dhe kanë hyrë brenda.
Lidhur me ngjarjen Murati-Leka, e ka pranuar se dikush ka hyrë në zyrën e saj në komunë.
“Persona të paautorizuar dyshohen se kanë hyrë në zyrën time kur unë nuk kam qenë në ambientet e punës. Ky akt është një mesazh i qartë i pasigurisë institucionale dhe një tentativë për të më treguar se nuk jam e dëshiruar në këtë qeverisje komunale.” – ka shkruar Murati-Leka.
Tutje, ajo thekson se për këto dhe për shume arsye të tjera, ka marrë vendim për dorëheqje, e bindur se në një ambient të tillë nuk mund të kontribuohet në mënyrë profesionale.