Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot programin elektoral të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit, duke bërë të ditur një model të ri pasaporte, që sipas tij do të përdoret nga qytetarët shqiptarë pas anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ai e quajti këtë pasaportë “fytyrën e pasaportës shqiptare evropiane” dhe theksoi se dizajni i ri është në përputhje me standardet e sigurisë të Bashkimit Evropian.
Rama u shpreh se, përkundër faktit që shqiptarët sot udhëtojnë pa viza në BE, ata vazhdojnë të përballen me kontrolle shtesë në kufijtë e Europës, siç janë pyetjet për shumën e parave në dorë, rezervimet e hotelit dhe kohëzgjatjen e qëndrimit. Megjithatë, ai theksoi se me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, shqiptarët do të kenë të drejtat e plota si çdo qytetar tjetër i BE-së.