Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka realizuar parashikimin e tij dhe ka ndërprerë aksesin në informacionin e klasifikuar për ish-presidentin Joe Biden dhe disa zyrtarë të tjerë të administratës së mëparshme. Sipas një njoftimi nga Shtëpia e Bardhë, aksesi i këtyre individëve në informacionin e klasifikuar nuk është më në interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara.
Në një memorandum të publikuar nga Shtëpia e Bardhë, të nënshkruar nga Donald Trump, informohet që zyrtarët e lartë të administratës janë udhëzuar të revokojnë të gjitha lejet e sigurisë për individët që përfshihen në këtë listë. Ky vendim prek emra të njohur, përfshirë Joe Biden dhe anëtarët e familjes së tij, si dhe Kamala Harris, ish-nënkandidate demokrate për president, Hillary Clinton, dhe ish-sekretarin e shtetit Antony Blinken. Po ashtu, në listë janë përfshirë ish-këshilltarët e sigurisë kombëtare dhe individë të tjerë që morën pjesë në hetimet kundër Trump, si ish-kongresmeni Adam Kinzinger dhe Prokurori i Përgjithshëm i Nju Jorkut, Alvin Bragg.
Trump ka kërkuar nga krerët e departamenteve dhe agjencive qeveritare të ndërpresin çdo mundësi për këta individë që të kenë akses në objektet e sigurta të qeverisë dhe informacionet e klasifikuara. Dokumenti përfundon me një udhëzim të drejtpërdrejtë për revokimin e lejeve aktive të sigurisë të të përmendurve.