Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ukrainë, Bridget Brink, ka dhënë dorëheqje nga posti i saj pas gati tre vitesh shërbimi në Kiev. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve Associated Press dhe më pas është konfirmuar nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së.
Sipas njoftimit zyrtar, Brink do të largohet nga detyra në të ardhmen e afërt, megjithëse data e saktë e largimit të saj ende nuk është bërë publike. Ajo u emërua ambasadore në Kiev gjatë administratës së ish-presidentit Joe Biden.
Dorëheqja e saj ka qenë e pritshme, sidomos në kontekstin e ndryshimeve në politikën amerikane ndaj Rusisë dhe përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
“Ambasadorja Brink është dorëhequr. Ajo ka qenë ambasadore në Kiev për tri vjet – kjo është kohë e gjatë në një zonë lufte. Dhe lufta ka zgjatur shumë”, ka deklaruar Departamenti i Shtetit.