Dy aksidente kanë ndodhur sonte në rrugën Pejë-Prishtinë, në fshatin Vragoli, nga të cilat tre persona kanë marrë lëndime trupore.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili tha se aksidenti i parë është shkaktuar rreth orës 22:10 mes dy automjeteve, ku lëndime trupore kanë marrë dy persona.
Ndërsa aksidenti tjetër ka ndodhë rreth orës 22:25 mes katër automjeteve, me ç’rast një person është lënduar.
“Policia e Kosoves, konkretisht njesiti per kontroll ne autostrade sonte ne oret e vona iu eshte pergjigjur dy rasteve te aksidenteve me lendime ne rr. Peje- Prishtine ne fshatin Vragoli. Aksidenti i pare eshte shkaktuar rreth ores 22:10, me 2 automjete te perfshira me ndy persona te lenduar, ndersa aksidenti tjeter rreth ores 22:25 me 4 automjete te perfshira dhe nje person i lenduar.
Policia është marrë me keto raste te aksidenteve dhe hetimet lidhur me shkaktaret e ketyre aksidenteve jane ne proces nga njesitet kompetente policore”, tha ai.
Hoxha shtoi se policia është duke u marrë me të dy rastet.
“Hetimet lidhur me shkaktarët e këtyre aksidenteve janë në proces”, tha ai.