Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se në Fushë-Kosovë u arrestua i dyshuari se sulmoi verbalisht dhe fizikisht një grua.
“Fushë Kosovë / 24.03.2025 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar verbalisht dhe fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Në Prishtinë thuhet se një grua dhe një burrë janë përleshur mes vete, ndërsa u liruan në procedurë të rregullt.
“Prishtinë / 24.03.2025 – 20:25. Eshtë raportuar se pas një mosmarrëveshje dy të dyshuarit një femër dhe një mashkull kosovar janë përleshur ndërmjet vete. Të dyshuarit nuk kanë pasur lëndime trupore, në konsultim me prokurorin pas intervistimit të palëve rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, njofton Policia.
Ndërsa, në Istog u rrestua një person nën dyshimin se sulmoi një grua dhe një burrë.
“Istog / 24.0.2025 – 09:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Related