Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka në seancën e sotme të Kuvnedit të Kosovës, ka thënë se duhet të shfrytëzohet thëngjilli për energjinë në vendin tonë.
Koka para deputetëve, komentoi energjinë solare si alternativë, duke thënë se nuk duhet të bëhen “pyetje të çuditshme”.
“Nëse flasim për kapacitete solare, që pyesin ku të vendosën, çfarë pyetje është ajo për ministreshen, ato vendosen në një kodrinë atje, ose në pullaz, ku tjetër. Ajo pyetje, e tejkalojmë atë pyetje të çuditshme.” – tha ai.
Koka shtoi se ka kapacitete të vogla të energjisë solare, derisa përmendi disa “punime shkencore”. Këtu, ai tha se nuk mund të tejkalohet “mosshfrytëzimi i thëngjillit” dhe se “e kemi zogun në dorë’.
“Në këtë situatë, të energjisë kaq të vogël solare, kam një numër të caktuar punime e zbulime shkencore, po flas me kompetencë, duhet të dini që nuk mund ta kompensojmë, nuk mund të tejkalojmë mosshfrytëzimin e thëngjillit, përkatësisht atë që e kemi zogun në dorë.” – tha ai./nacionale/