Eshtune, Kosova do të përballet me kushte të paqëndrueshme atmosferike. Parashikohet mot me vranësira dhe intervale të shkurtra me diell, të shoqëruara me reshje lokale shiu. Sipas sinoptikëve, gjatë ditës mund të zhvillohen edhe rrebeshe shiu me vetëtima, bubullimë dhe në disa zona të izoluara ekziston mundësia për breshër. Megjithatë, reshjet nuk do të përfshijnë gjithë territorin e vendit. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 20 gradë Celsius.
Kushtet e ngjashme meteorologjike do të mbizotërojnë edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe në Mal të Zi. Në këto rajone priten vranësira, intervale me diell, reshje shiu dhe rrebeshe të herëpashershme të shoqëruara me vetëtima dhe bubullimë. Në disa zona specifike mund të shfaqen edhe shtrëngata të fuqishme me breshër, por ato do të jenë të karakterit lokal dhe nuk do të përfshijnë sipërfaqe të gjera.