Burime të sigurta të Qendra.Info konfirmojnë se Kryeministri Albin Kurti dhe partia e tij Lëvizja Vetëvendosje kanë arritur një marrëveshje me deputeten Duda Balje. Si pjesë e kësaj marrëveshjeje, partia e saj – Socialdemokratët e Unitetit (SDU) – do të marrë një post ministror në qeverinë e re, si shpërblim për mbështetjen gjatë votimit të ekzekutivit të ri.
Ky zhvillim pritet të ndikojë në përforcimin e shumicës parlamentare dhe të hapë rrugë për stabilitet politik në legjislaturën e ardhshme.