Shqiptari nga Peja që jeton në Novi Sad Demo Berisha do të jetë pjesë e Qeveris së re Serbe.
Siq mer vesh Qendra.Info, Berisha do të drejtoj Ministrin për Të Drejtat e Njeriut dhe Minoritetet.
Kush është Demo Berisha, shqiptari që nuk e njeh Republikën e Kosovës?
Edhe 26 vjet pas çlirimit, duket se ka ende shqiptarë që jetojnë në Serbi dhe vazhdojnë të mos e pranojnë realitetin se Kosova është shtet i pavarur dhe i njohur ndërkombëtarisht. Disa nga ata, si duket, iu janë bashkangjitur politikës serbe me përpjekjen për të rikthyer pushtuesin serb. Një nga ta është edhe Demo Berisha (mund ta ketë ndërruar emrin nga Demë në Demo, pasi në Kosovë nuk ka emër “Demo”).
Demo Berisha deklaron se ka lindur në Pejë dhe tani jeton në Vojvodinë, por nuk e njeh Republikën e Kosovës dhe se atdheu i tij është Serbia.