Nesër nis konstituimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës e ndonëse deri më tani Lëvizja Vetëvendosje nuk ka propozuar as është deklaruar për ndonjë emër, Qendra.Info ka mësuar se Fatmir Limaj i Nismës Social Demokrate tashmë ka siguruar numrat e nevojshëm për tu zgjedhur për kryetar të parlamentit të Kosovës.
Propozimi i Limajt do të vije nga Lëvizja Vetëvendosje deri sa nesër pritet të propozohet edhe kabineti i ri qeveritar me në krye kryeministrin aktual Albin Kurtin.