Është raketa më e fuqishme operacionale aktualisht në veprim, raporton CNN.
Raketa u lëshua në orën 9:41 të mëngjesit me orën lokale nga Qendra Hapësinore e NASA-s Kennedy në Florida dhe mbante satelitë për ushtrinë amerikane si pjesë e misionit të klasifikuar USSF-44.
Nisja e fundit e kësaj rakete ishte misioni i Programit të Testit Hapësinor-2 (STP-2) në qershor 2019, i cili transportonte satelitë eksperimentalë në një fluturim demonstrues për Pentagonin.
Në dhjetor, nisja e sistemit Starship
SpaceX planifikon të lëshojë në orbitë sistemin e tij gjigant të raketave Starship në fillim të dhjetorit, gjë që është veçanërisht e rëndësishme në kontekstin e planit të NASA-s për të dërguar astronautë në Hënë në vitet e ardhshme, tha një zyrtar amerikan të hënën.
SpaceX i miliarderit Musk është përpjekur prej vitesh të dërgojë sistemin e tij raketor të gjeneratës së ardhshme në orbitë nga objektet private të lëshimit të kompanisë në Teksas.
Më parë, vetëm prototipet e gjysmës së sipërme të Starship ishin nisur prej andej 10 kilometra në ajër për të demonstruar përpjekjet për ulje.
Misioni i dhjetorit do të testojë të gjithë sistemin për herë të parë, duke përfshirë seksionin shtytës të sistemit Super Heavy 70 metra, i cili nevojitet për të nisur anijen kozmike 50 metra Starship në orbitë.