Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, po qëndron për vizitë zyrtare në Prishtinë, në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për të shtyrë përpara procesin e dialogut mes dy vendeve.
Gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, emisari danez do të zhvillojë një takim me kryenegociatorin e Kosovës në dialog, Besnik Bislimi.
Emisari i BE-së do të qëndrojë në vend për disa orë./Paparaci