Josef Asbaçer, drejtues i agjencisë europianë thotë se ky projekt mund të jetë një zgjidhje afatgjatë për miliona shtëpi në mbarë europën.Panelet diellore janë një prej mënyrave të reja sesi vendet të ndryshme po përballojnë krizën energjetike. Vendosja e paneleve do të jetë në një distancë prej 36 mijë kilometrash nga toka. Në këtë distancë rrezet e diellit nuk do të ndikoheshin nga atmosfera dhe energjia do të ishte më e pastër.
Projekti mund të vihet në zbatim në vitin 2040 dhe një stacion energjie mund të prodhojë deri në 2 gigavat.
Kërkime të ngjashme shkencore kanë nisur Kina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.