Sot filloi panairi më i madh shqiptar i gastronomisë!
Një horizont i ri suksesi po shfaqet, me miqësi, mundësi të reja dhe lidhje kontratash që presin të krijohen.
Një ngjarje e veçantë që do të na ofrojë një dy ditësh të jashtëzakonshëm, plot me takime me figura të shquara dhe gastronomë të njohur. Do të ketë panele interesante, diskutime frymëzuese, promovime dhe degustime të shijshme të ushqimeve tona tradicionale.
Bashkohuni me ne për të shijuar pasuritë e traditës sonë.
Sot, zemra e shqiptarëve rreh në Berlin!