Trupat e tyre pritet të rivarrosen gjatë ditës së sotme në vendlindjet e secilit prej tyre, ku do të zhvillohen edhe ceremonitë përkatëse mortore.
Për shkak të gjendjes së rënduar emocionale, disa nga familjarët nuk janë ndjerë mirë gjatë ceremonisë, dhe ekipi mjekësor i pranishëm në sallë ka ndërhyrë menjëherë për të ofruar ndihmën e nevojshme.
Ndërkohë, nga ora 16:30, në varrezat e fshatit Jashanicë të Klinës do të mbahet ceremonia e rivarrimit të Mentor Myrtajt.
Rivarrim do të ketë edhe në komunën e Malishevës, ku do të bëhet rivarrimi i viktimës së luftës Vehbi Halilaj./Periskopi