Në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, ka filluar ceremonia e varrimit të, Nexhmije Haradinit e cila u vra mbrëmë në Stanovc të Vushtrrisë.
E ndjera ka humbur jetën dje, pasi është vrarë nga ish shefi i saj i cili më pas ka vrarë edhe veten.
Varrimi i të ndjerës po bëhet në fshatin Stanoc i Poshtëm, tek varrezat e Klinakve.
E ndjera ka lënë pas vetes, tre fëmijë, një djalë mbi 18 vjeç dhe dy vajza të moshës 12 dhe 16 vjeçare.