Një e vrarë dhe një i vetëvrarë gjatë së hënës në Stanoc të Vushtrrisë. Këtë e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Mitrovicë, raporton Periskopi.
Vrasja dyshohet të ketë ndodhur në afërsi të nënkalimit në një furrë buke.
Në një prononcim direkt nga vendi i ngjarjes, familjari i së ndjerës, Rrahim Ajeti ka shpalosur detaje, ku ka thënë se sipas disa informacioneve vrasja ka ndodhur për “shkaqe se viktima ka ndërruar vendin e punës dhe nuk ka punuar tek i dyshuari”.
“Nuk ka pasur ndonjë lidhje familjare. Ka qenë grua shembullore.Viktima dhe bashkëshorti i saj kanë punuar vite më pare tek biznesi i të dyshuarit. Nuk janë burrë e grua. Rrethanat se si ka ardhur deri te vrasja nuk e dijmë akoma. Por dyshohet se shkaku kryesor të jetë xhelozia se pse ka shkuar në një vend tjetër pune dhe e ke lane tek unë”, deklaroi familjari i viktimës, Rrahim Ajeti.