Në Pikën Kufitare të Morinës, ka pasur një fluks të lartë udhëtarësh dhe mjeteve, pasi shumë prej tyre kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në Kosovë. Sipas të dhënave të fundit nga Dogana e Morinës, deri në mesditën e së shtunës kanë hyrë në Shqipëri 4,291 shtetas dhe 2,036 mjete. Ndërsa në drejtim të Kosovës, janë regjistruar 3,834 shtetas dhe 1,967 mjete.
Për të menaxhuar këtë fluks dhe për të shmangur pritjet e gjata, autoritetet doganore janë angazhuar duke punuar me të gjitha sportelet, në mënyrë që të përshpejtojnë kontrollin dhe kalimin në kufi.