Për momentin në vend janë duke u prodhuar 780 megavat energji elektrike ndërsa konsumi është rreth 950 megavat . Pjesa prej 170 megavatesh është duke u importuar me çmime prej një mesatare prej mbi 200 euro për megavat. Qendra.info ka pyetur KEK për arsyen e mosimportimit të energjisë elektrike nga Shqipëria , e cila për momentin ka ndërprerë prodhimin e hidrocentrale për shkak të reshjeve të shumta dhe faktit se nuk ka ku ta shesë energjinë elektrike
“ Konsumi për momentin shkon mbi 950 megavat energji elektrike ndërsa janë duke u prodhuar në vend rreth 780 megavat. Diferenca është duke i siguruar nga importi”, tha për qendra.info, zëdhënësi i KEDS, Viktor Buzhala.
Sipas tij, çmimi i megavati që importohet bazohet në çmime publike të burës së energjisë elektrike.
Sipas faqes euenergy.live që publikon çmimet e energjisë për çdo shtet dhe duke u bazuar në bursën hungareze, çmimi për një megavat orë energji gjatë ditës së sotme është 228 euro për megavat.
“ Nuk mund të them për ndonjë shifër të saktë sepse varësisht nga orët e ditës dhe nevojat ne importojmë energji. Është ndonjë moment që mund të importojmë 150 megavat ndërsa në një moment tjetër vetëm 10 megavat”, tha tutje zëdhënësi Buzhala.
Kosovës këto ditë iu ofruar nga Shqipëria energji për depozitim, e cila për shkak të shirave të shumta dhe mungesës së vendeve ku do të eksportonte energjinë e prodhuar nga hidrocentralet, është detyruar të hap portat e hidrocentraleve pasi uji ka arritur në kuota maksimale.
Sipas mediave shqiptare, Kosova nuk ka pranuar energji që Shqipëria dëshironte për të depozituar,pasi do ti duhej ti fikte blloqe e termocentraleve.
Korporata Energjetike e Kosovës e cila është përgjegjëse për kontratat me Korporatën Energjetike të Shqipërisë nuk ka kthyer përgjigje në pyetje se pse nuk ka pranuar energji elektrike në formën e depozitimit, energji që normalisht ka koston disa herë më të lirë se me ato që është duke importuar tani, 228 euro për megavat energji elektrike
Gjithsesi, çmimet prej 228 euro sa është çmimi aktual në bursë, është shumë më lirë se sa shitej në muajin gusht apo edhe më herët, kur për një orë megavat energji elektrike paguhej 500 e deri në 800 euro. Këto çmime do të bënin që në Kosovë të fillonin reduktim e energjisë për konsumatorët./qendra/