Me rastin e përfundimit të vizitës së misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Gabriel Di Bella tha se rritja ekonomike është ngadalësuar në vitin 2022 dhe parashikimet për vitin e ardhshëm janë të vështira për shkak të inflacionit dhe situatës sfiduese ekonomike edhe për Kosovën.
Di Bella vlerësoi se rritja ekonomike në përgjithësi për vitin 2022 pritet të jetë 2-3 për qind.
Megjithatë, ai theksoi se edhe viti 2023 ka rreziqet e saj, por rritja ekonomike pritet të jetë 3-4 për qind për vitin e ardhshëm.
Di Bella tha se nuk është befasi për askënd që lufta në Ukrainë ka krijuar një situatë sfiduese për Evropën, e që nuk bën përjashtim as Kosova.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, pranoi se ka një ngadalësim të normës ekonomike, por shtoi se për vitin e ardhshëm presin një rritje ekonomike prej 5.5 përqind./klankosova/