Demolli përmendi një deklaratë që e kishte bërë para dy vitesh se do të vijë koha kur bizneset në Kosovë do të kërkojnë punëtorë edhe në Bangladesh dhe sipas tij, ajo kohë do të vijë shumë shpejt.
“Këtë vit jemi mirë, por vitin e ardhshëm vaj halli për ne. Ka mungesë enorme të punëtorëve në gastronomi dhe në hoteleri. Nuk është më siç ka qenë më herët, paga 200-250 euro, tash 400-450 paguhet një kamarier por prapë nuk ka punëtorë”, deklaroi ai.
Asllani tha se ka mungesa të mëdha të punëtorëve, sidomos të atyre sezonalë.