‘Serbia afër Perëndimit, Kosova larg SHBA’ – Mehmetaj: Kurti i arriti preokupimet e tij politike
Ai ka thënë se të gjitha i ka arritur deri me tani .
Në profilin e tij në “Facebook”, Mehmetaj ka shkruar se dy prej këtyre prokurimeve kryesore kanë qenë largimi i Kosovës nga Amerika dhe afrimi i Serbisë me Perëndimin.
“Albin Kurti i ka pas nja tri preokupime kryesore në politikë. E para, dojke me ngulm me demokratizu Serbinë, me afru kah perëndimi. Dy, dojke me ngulm me largu Kosovën nga Amerika, t’u tregu qysh na nuk e duam Amerikën po veç ia kemi nevojën do ditë. Tre, me i tregu botës që udhëheqësit e UÇK-së në fakt s’kanë bo luftë çlirimtare po kanë qenë do kriminalë ordinerë që kanë kryer edhe vrasje të shqiptarëve. Urime zotëri Kurti, i ke arrit të tria”, ka shkruar Mehmetaj.